Filozofët Para-Sokratikë

Përkufizimi

Joshua J. Mark
nga , përkthyer nga Albnor Sejdiu
publikuar në 15 October 2020
translations icon
Në dispozicion në gjuhë të tjera: anglisht, frëngjisht, spanjoll
Marble Head of a Philosopher (by Metropolitan Museum of Art, Copyright)
Koka mermeri e një filozofi
Metropolitan Museum of Art (Copyright)

Filozofët Para-Sokratikë përkufizohen si mendimtarë Grekë që zhvilluan shkolla të pavarura dhe origjinale të mendimit që nga koha e Talesi të Miletusit (l. Rreth 546 pes) deri në atë të Sokratit të Athinës (470 / 469-399 pes). Ata njihen si Para-Sokratikë sepse para-datojnë Sokratin. Talesi i Miletusit filloi lëvizjen intelektuale që prodhoi veprat e njohura tani si filozofia e lashtë Greke duke kërkuar në Shkakun e Parë të ekzistencës, çështjen nga e cila vie gjithçka tjetër, e cila ishte gjithashtu faktori shkaktar në bërjen e saj.

Ai arriti në konkludimin se uji ishte Shkaku i Parë sepse mund të merrte forma të ndryshme (avullohet kur nxehet, bëhet akull kur ngrihet) dhe dukej se informonte të gjitha gjërat e gjalla. Ky përfundim u hodh poshtë nga filozofët e mëvonshëm duke filluar me Anaksimandrin (l. c. 610 - rreth 546 pes) i cili argumentoi se Shkaku i Parë ishte përtej materies dhe se ishte, në fakt, një forcë kozmike e energjisë krijuese në bërje të përhershme, shkatërronte dhe ribënte vazhdimisht botën e vëzhgueshme . Filozofët që ndoqën këta të dy, të gjithë krijuan shkollat e tyre të mendimit me konceptet e tyre të një Shkaku të Parë, duke u mbështetur vazhdimisht në arritjet e paraardhësve derisa filozofia gjeti shprehje dhe thellësi të plotë në veprat e Platonit (l. 428/427-348/347 pes), i cili ia atribuoi idetë e tij figurës së Sokratit.

Hiq Reklamat
Advertisement
SHUMICA E FILOZOFËVE PARA-SOKRATIKË KRITIKOJNË punimet E MËPARSHME TË TË TJERËVE EDHE KUR I PËRDORIN ATO PËR TI ZHVILLUAR KONCEPTET E TYRE.

Filozofia e filozofëve Para-Sokratikë nuk është aspak e njëtrajtshme. Asnjë nga dy burra(t) nuk mbështetën saktësisht idetë e njëjta (përveç Parmenidít dhe Zenos nga Elea), shumica kritikuan punimet e mëparshme të të tjerëve edhe kur i përdorën ato për të zhvilluar konceptet e tyre. Platoni, më në fund, është kritik për pothuajse të gjithë ata, por është e dukshme nga puna e tij që shkollat e tyre të mendimit informuan dhe ndikuan në të tijin, veçanërisht vizioni filozofiko-fetar i Pitagorës. Punimet e Platonit dhe studentit të tij Aristotelit (l. 384-322 pes) do të vazhdonin për të informuar tre fetë e mëdha monoteiste të ditëve të sotme - Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin - si dhe civilizimin Perëndimor në përgjithësi, këto nuk do të kishin qenë të mundura nëse nuk do ishin filozofët Para-Sokratikë.

Para-Sokratikët & Kontributet e Tyre

Ka mbi 90 filozofë para-sokratikë, (ku) të gjithë kontribuan diçka në njohuritë botërore, por studiuesi Forrest E. Baird e ka pakësuar këtë numër në 15 mendimtarë të mëdhenj (më) të menaxhueshëm, kontributet e të cilëve ndikuan direkt (drejtpërdrejtë) ose indirekt në kulturën greke dhe në veprat e mëvonshme të Platonit dhe Aristoteli:

Hiq Reklamat
Advertisement
  • Talesi i Miletusit - l. c. 585 pes
  • Anaksimandri - l. c. 610 - c. 546 pes
  • Anaksimensi - l. c. 546 pes
  • Pitagora - l. c. 571 - c. 497 pes
  • Ksenofani i Kolofonit - l. c. 570 - c. 478 pes
  • Herakliti i Efesit - l. c. 500 pes
  • Parmenidís - l. c. 485 pes
  • Zeno i Eleas - l. c. 465 pes
  • Empidokli - l. c. 484-424 pes
  • Anaksagora - l. c. 500 - c. 428 pes
  • Demokriti - l. c. 460 - c. 370 pes
  • Leukippus - l. c. Shekulli 5 pes
  • Protagora - l. c. 485-415 pes
  • Gorgias - l. c. 427 pes
  • Kritias - c. 460-403 pes

Talesi: Sipas Aristotelit, Talesi ishte i pari që pyeti: "Cila është 'gjëja' themelore e universit?" (Baird, 8) si në, cili ishte Shkaku i Parë i ekzistencës, nga cili element apo forcë buroi gjithçka tjetër? Talesi pretendoi se ishte uji sepse cilido të ishte Shkaku i Parë duhej të ishte pjesë e gjithçkaje që pasoi. Kur uji u ngroh u bë ajër (avull), kur u ftoh u bë i ngurtë (akull), u shtua në tokë, u bë baltë dhe, pasi të thahej, u bë përsëri i fortë, nën presion, mund të lëvizte shkëmbinj, ndërsa në pushimi, ai siguroi një habitat për gjallesat e tjera dhe ishte thelbësor për jetën njerëzore. Atëherë, Talesit iu duk e qartë se elementi themelor i krijimit duhej të ishte uji.

Anaksimandri: Megjithatë, nuk ishte e qartë për Anaksimandrin, i cili e zgjeroi përkufizimin e Shkakut të Parë me konceptin e tij t'lartë të apeironit - "e pakufizuar, e pakufishme, e pafund ose e papërcaktuar" (Baird, 10) - e cila ishte një forcë e përjetshme krijuese që i sillte gjërat në ekzistencë sipas një modeli të përcaktuar natyror, duke i shkatërruar dhe rikrijuar ato në forma të reja. Asnjë element natyror nuk mund të ishte Shkaku i Parë, pohonte ai, sepse të gjithë elementët natyrorë duhet të kenë origjinën nga një burim i hershëm. Njëherazi të krijuara, pretendon ai, krijesat më pas evoluan për t'u përshtatur me mjedisin e tyre dhe kështu ai sugjeroi i pari Teorinë e Evolucionit mbi 2,000 vjet para Darvinit.

Anaximander of Miletus
Anaximander i Miletus
Unknown Artist (Public Domain)

Hiq Reklamat
Advertisement

Anaksimeni: Anaksimeni, që mendohet të jetë studenti i Anaksimandrit, pretendoi ajrin si Shkaku e Parë. Baird shprehet:

Anaksimeni propozoi ajrin si
parimin themelor të botës. Ndërsa në fillim
teza e tij mund të duket një hap
prapa nga më gjithëpërfshirësi (si
i pakufizuari i Anaksimandrit) në atë
më pak gjithëpërfshirës (si uji i Talesit), Anaksimeni shtoi
një pikë të rëndësishme. Ai shpjegoi 
një proces me të cilin themelori
(ajri) bëhet i shumë vëzhgueshëmi:
Nga rrallimi, ajri bëhet 
zjarr dhe, nga kondensimi, ajri
bëhet, radhazi, erë, ujë
dhe tokë. Dallimet cilësore
të vëzhgueshme (zjarri, era, uji, toka)
janë rezultat i ndryshimeve 
sasiore, domethënë se sa i mbushje
dendur është parimi themelor. 
Kjo pikëpamje është ende e mbajtur nga shkencëtarët. (12)

Përkufizimi i Anaksimenit për "ajrin" dhe mutacionet e tij sugjeruan një Shkak të Parë i cili përcaktoi jetën si një gjendje konstante fluksi, ndryshimi. Ndërsa ajri bëhej i rralluar ose i kondensuar, ose kështu me radhë, ai ndryshoi në formë; prandaj, ndryshimi ishte një element i rëndësishëm i Shkakut të Parë.

KONCEPTET E PITAGORËS – PËRFSHIRË TEOREMËN E TIJ TË FAMSHME PITAGORIANE – U ZHVILLUAN NGA IDETË EGJIPTIANE, POR AI I RIPUNOI KËTO PËR T'I BËRË ATO DUKSHËM TË VETAT.

Pitagora: Ky koncept u zhvillua më tej nga Pitagora që pretendoi se numrin - matematikën - si parimin themelor të së Vërtetës. Në të njëjtën mënyrë sikurse numëri nuk ka fillim ose mbarim, as krijimi nuk ka. Koncepti i transformimit është thelbësor në vizionin Pitagorian; shpirti njerëzor, pohoi Pitagora, është i pavdekshëm, duke kaluar nëpër shumë mishërime të ndryshme, jetë pas jete, duke përvetësuar (kështu) njohuri të reja për botën e cila është përjetuar në forma të ndryshme. Konceptet e Pitagorës - përfshirë Teoremën e tij të famshme Pitagoriane - janë zhvilluar patjetër nga idetë egjiptiane, por ai i ripunoi këto për t'i bërë dukshëm të vetat. Ai nuk shkruajti asgjë dhe shumë nga mendimi i tij ka humbur, por nga sa dihet, është e qartë se koncepti i tij i Transmigracionit të Shpirtrave (rimishërimi) ndikoi shumë në besimin e Platonit në lidhje me pavdekësinë.

Ksenofani: Koncepti i një shpirti të përjetshëm sugjeroi disa forca qeverisëse që e krijuan atë dhe të cilave ai shpirt do t'i kthehej një ditë pas vdekjes. Pitagora e përfshiu këtë koncept në mësimet e tij, i cili përqendrohej te shpëtimi personal përmes disiplinës shpirtërore, por nuk përcakton se çfarë është ajo forcë. Ksenofani më vonë do ta plotësonte këtë boshsi me konceptin e tij për një Zot të vetëm. Ai shkruan:

Hiq Reklamat
Advertisement
Është një zot, midis perëndive dhe
njerëzve (si) më i madhi, aspak si 
i vdekshëm në trup ose në mendje. Ai sheh
si një e tërë, mendon si një e tërë dhe 
dëgjon si një e tërë. Por pa mundim,
ai vë gjithçka në lëvizje nga 
mendimi i mendjes së tij. (DK 23-25,
Freeman, 23)

Ksenofani mohoi vlefshmërinë e perëndive antropomorfe të Greqisë në argumentimin për një entitet të vetëm shpirtëror i cili kishte krijuar të gjitha gjërat dhe i vinte në lëvizje. Njëhershit i vën' në lëvizje, qeniet njerëzore vazhduan një rrugë deri në vdekje, në të cilën kohë, ai duket se sugjeron, që shpirtrat e tyre të bashkohen me forcën krijuese. Monoteizmi i Ksenofanit nuk u ndesh me ndonjë antagonizëm nga autoritetet fetare të kohës së tij, sepse ai përgatiti pretendimet e tij në poezi dhe aludoi te një zot i vetëm ndër të tjerët, i cili mund të interpretohej si Zeus.

Herakliti: Bashkëkohësi i tij më i ri, Herakliti, e hodhi poshtë këtë pikëpamje dhe zëvendësoi "Zotin" me "Ndryshimin". Ai është i njohur më së shumti për frazën Panta Rhei ("gjithçka ndryshon" ose "jeta është rrjedhë") dhe fjalën e urtë se "nuk mund të shkelësh kurrë në të njëjtin lumë dy herë" duke aluduar në faktin se gjithçka, gjithmonë, është në lëvizje dhe uji i lumit ndryshon moment më moment, ashtu si edhe jeta. Për Heraklitin, ekzistenca u soll në të qenit dhe u mbështet përmes një përplasjeje të të kundërtave që inkurajoi vazhdimisht transformimin - ditën dhe natën, stinët, etj - kështu që gjithçka ishte gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme dhe një gjendje e ndryshimit të përhershëm. Grindja dhe lufta, për Heraklitin, ishin aspekte të domosdoshme të jetës, pasi ato mishëronin konceptin e ndryshimit transformues. Të rezistosh ndaj këtij ndryshimi do të thoshte t'i rezistosh jetës; pranimi i ndryshimit inkurajoi një jetë të qetë dhe të patrazueshme.

Heraclitus of Ephesus
Heraklit i Efesit
Wellcome Images (CC BY)

Parmenidís: Parmenidís hodhi poshtë këtë pikëpamje të jetës si ndryshim në Shkollën e tij Eleatike të mendimit që mësonte Monizmin, besimin se i gjithë realiteti i vëzhgueshëm është i një substance të vetme, të pakrijuar dhe të pathyeshëm. Ndryshimi është një iluzion; pamja ndryshon, por jo thelbi i realitetit i cili ndahet nga çdo qenie njerëzore. Ajo që dikush përjeton dhe ka frikë si "ndryshim" është iluzore sepse të gjitha gjallesat ndajnë një të njëjtë thelb esencial. Dikush nuk mund t'i besojë shqisave për të interpretuar një realitet që sugjeron ndryshim, tha ai, sepse shqisat nuk janë të besueshme. Në vend të kësaj, duhet të pranohet se "ekziston një mënyrë që është dhe një mënyrë që nuk është" (një mënyrë fakti dhe një mënyrë opinioni) dhe të njoh Njëshmërinë thelbësore të ekzistencës materiale e cila nuk bën diferencën: njerëzit rriten dhe zhvillohen dhe vdesin ashtu si vdesin kafshët dhe bimët. Ajo që njerëzit i shohin si "ndryshime" midis tyre dhe të tjerëve janë vetëm detaje të vogla.

Zeno i Eleas: Mendimi i Parmenidís u mbrojt dhe u përcaktua nga nxënësi i tij Zeno i Elea i cili krijoi një seri paradoksesh logjike që vërtetonin se shumësia ishte një iluzion i shqisave dhe realiteti ishte i njëtrajtshëm. Në të vërtetë nuk kishte diçka të tillë si ndryshimi, tregoi Zeno, vetëm iluzioni i ndryshimit. Ai e vërtetoi këtë përmes 40 paradokseve nga të cilat vetëm një pjesë e vogël ka mbijetuar. Më i famshmi prej tyre njihet si Rruga e Garës, i cili përcakton që midis Pikës A dhe Pikës Z në një rrugë, së pari duhet të vraponi në gjysmë të saj. Midis pikës A dhe asaj shenje në gjysmë të rrugës është një tjetër shenjë në gjysmë të rrugës dhe midis pikës A dhe asaj shenje tjetër në gjysmë të rrugës është akoma një tjetër dhe pastaj një tjetër. Askush nuk mund ta arrijë Pikën Z sepse, logjikisht, nuk mund ta arrijë atë pikë pa arritur më parë në gjysmën e rrugës të cilën nuk mund ta arrijë për shkak të shumë "shenjave të gjysmës së rrugës" që i paraprijnë asaj. Lëvizja, pra, është një iluzion dhe, kështu, është ndryshimi sepse, në mënyrë që diçka të ndryshojë, do të duhet të ndryshojë natyrën e realitetit - do të duhet të heqë të gjitha "shenjat e gjysmës së rrugës" - dhe ky është një absurditet logjik . Përmes këtij paradoksi dhe shumë të tjerëve të tij, Zeno provoi, matematikisht, se pretendimet e Parmenidís ishin të vërteta.

Hiq Reklamat
Advertisement

Zeno of Elea
Zeno i Eleas
Carducci / Tibaldi (Public Domain)

Empidokli: Empidokli e hodhi poshtë plotësisht pretendimin se ndryshimi ishte një iluzion dhe besonte se shumësia ishte natyra esenciale e ekzistencës. Të gjitha gjërat janë diferencuar në mënyrën e tyre unike, dhe nga takimi i të kundërtave, energjitë krijuese u çliruan, gjë që çoi në transformim. Baird shkruan:

Empidokli u përpoq të pajtojë 
insistimin e Heraklitit në realitetin 
e ndryshimit me pretendimin Eleatik 
se gjenerimi dhe shkatërrimi 
janë të paimagjinueshme. Duke iu kthyer 
besimit tradicional të Grekëve në katër 
elementet, ai gjeti një vend për 
ujin e Talesit, ajrin e Anaksimensit dhe
zjarrin e Heraklitit, ku ai shtoi tokën 
si të katërtin. Përveç këtyre 
katër elementeve, të cilat Aristoteli
më vonë do t'i quante "shkaqe materiale",
Empidokli parashtroi dy 
"shkaqe efikase": grindjen dhe dashurinë. 
(31-32)

Grindja, për Empidoklin, diferencoi gjërat e botës dhe i përcaktoi ato; dashuria i bashkoi dhe bashkohet me to. Forcat kundërshtare të grindjes dhe dashurisë, atëherë, punuan së bashku drejt një uniteti të modelit dhe tërësisë, e cila, besonte Empidokliu, ishte ajo që shkolla Eleatike e Parmenidís që po përpiqej, por nuk arriti ta thoshte.

Anaksagora: Anaksagora mori këtë ide të kundërtave dhe përkufizimit dhe zhvilloi konceptin e tij të si-dhe-jo-si dhe "farërave". Asgjë nuk mund të vijë nga ajo që nuk është dhe gjithçka duhet të vijë nga diçka; kjo "diçka" është grimca ("fara") që përbëjnë natyrën e asaj gjëje partikulare. Flokët, për shembull, nuk mund të rriten nga guri, por vetëm nga grimcat e favorshme për rritjen e flokëve. Të gjitha gjërat buruan nga shkaqe natyrore, tha ai, edhe nëse ato shkaqe nuk janë të qarta për njerëzit. Ai hodhi poshtë publikisht konceptin e perëndive Greke dhe hodhi poshtë shpjegimet fetare, duke i përshkruar dukuri shkaqeve natyrore, ai është filozofi i parë që dënohet nga një organ ligjor (gjykata e Athinës) për bindjet e tij. Ai u shpëtua nga ekzekutimi nga burri i shtetit Perikliu (l. 495-429 pes) dhe jetoi pjesën tjetër të jetës së tij n'mërgim në Lampsakus.

Democritus & Protagoras
Demokrit dhe Protagoras
Hermitage Museum (Public Domain)

Leukippus dhe Demokriti: Teoria e tij e "farës" do të ndikonte në zhvillimin e konceptit të atomit nga Leukippus dhe studenti i tij Demokriti të cilët pretenduan se i gjithë universi është i përbërë nga (të) "pa-prerat" të njohur si atamos. Atomet bashkohen për të formuar botën e vëzhgueshme, duke marrë tani formën e një karrigeje, tani të një peme, tani të një qenie njerëzore, por vetë atomet janë të një substance, të pandryshueshme dhe të pashkatërrueshme; kur një formë që ato marrin shkatërrohet, ato thjesht marrin një tjetër. Teoria e universit atomik inkurajoi filozofinë e Leukippus mbi epërsinë e fatit mbi vullnetin të lirë.

Leukippus njihet më së miri për një thënie që mund t'i atribuohet atij me autoritet: "Asgjë nuk ndodh rastësisht; gjithçka ndodh nga arsyeja dhe nga nevoja ”(Baird, 39). Meqenëse universi është i përbërë nga atome, dhe atomet janë të pashkatërrueshëm dhe vazhdimisht ndryshojnë formë, dhe qeniet njerëzore janë pjesë e këtij procesi, jeta e një individi drejtohet nga forca jashtë kontrollit të njërit - njëri nuk mund të ndalojë procesin e ndryshimit të formës së atomeve - dhe kështu fati i njërit ishte paracaktuar dhe vullneti i lirë ishte iluziv. Ajo që dikush mund të ndryshojë përmes vullnetit të tij nuk mund të parandalojë në asnjë mënyrë shpërbërjen e pashmangshme të njërit.

Sofistët, Sokrati & Platoni

Ndërsa mendimi intelektual Grek u zhvillua ai i dha lindje profesionit të Sofistit, mësues të retorikës që u mësonin bijve të klasës së lartë filozofitë e Para-Sokratikëve dhe, përmes koncepteve të tyre, artin e bindjes dhe si të fitonin çdo argument. Greqia e lashtë, veçanërisht Athina, ishte shumë e diskutueshme dhe proceset gjyqësore ishin një ngjarje e përditshme; të dish se si të mbështesësh një juri në anën e dikujt konsiderohej si një aftësi e vlefshme në atë kohë siç është sot, Sofistët paguheshin shumë.

Kishte shumë Sofistë të famshëm, të tillë si Trasymakus (l c. 459 - c. rreth 400 pes), më i njohur si antagonist i Sokratit në Librin I të Republikës së Platonit dhe Hipias të Elisit (l. Shek. 5 pes), një tjetër bashkëkohës i Sokratit dhe një nga Sofistët më të paguar të kohës. Sidoqoftë, tre më të njohurit janë Protagora, Gorgia dhe Kritias, argumentet qendrore të të cilëve më vonë do të zhvillohen nga filozofë të tjerë perëndimorë për të mbështetur pretendimet e relativizmit, skepticizmit dhe ateizmit.

Portrait of a Sophist
Portreti i një sofisti
Carole Raddato (CC BY-NC-SA)

Protagora: Protagora i Abdera(s) njihet më së shumti për pretendimin që jepet më së shpeshti si "njeriu është masa e të gjitha gjërave" që do të thotë se gjithçka është në raport me interpretimin relativ të individit. Për një person, i cili është mësuar me klima të ngrohta, një dhomë do të ndjehet e ftohtë ndërsa për një tjetër, i mësuar me klimë të ftohtë, do të jetë e ngrohtë; as, sipas Protagoras nuk është objektivisht "e drejtë" ose objektivisht "e gabuar" por janë të dy të drejtë sipas përvojave dhe interpretimit të tyre. Protagora kurrë nuk e mohoi ekzistencën e perëndive, por pretendoi se asnjë qenie njerëzore nuk mund të thoshte asgjë rreth tyre përfundimisht sepse thjesht nuk kishte asnjë mënyrë që dikush të kishte njohuri të tillë. Ekzistenca e perëndive dhe cilado qoftë vullneti i tyre, si çdo gjë tjetër në jetë, i takonte secilit individ të vendoste dhe, çfarëdo që të vendosnin, kjo ishte e vërteta për ta.

Gorgias: Gorgias pohoi se nuk ka diçka të tillë si "njohuri" dhe se ajo që kaloi për "njohuri" ishte vetëm opinion. Njohuritë aktuale ishin të pakuptueshme dhe të pakomunikueshme. Gorgias parashtroi pretendimin e tij në detaje për të treguar se ajo që njerëzit e quajtën Qenie nuk mund të ekzistonte në të vërtetë sepse çdo gjë që "është" duhet të ketë një fillim dhe ajo që njerëzit e quajtën Qenie nuk kishte asnjë Shkak të Parë të njohur - vetëm opinionet e njerëzve mbi atë që mund të ishte një Shkak i Parë - dhe për këtë arsye Qenia nuk mund të ekzistonte logjikisht. Ajo që njerëzit e perceptuan si "realitet" nuk ishte as Qenia as Jo-Qenia por thjesht Ç'është(-tja), por ajo që saktësisht Çfarë-është-ja konstituon ishte e panjohur dhe, nëse dikush duhet ta dinte atë, nuk mund t'u komunikohej të tjerëve sepse ata nuk do të ishin në gjendje të kuptojnë.

Kritias: Kritias ishte i lidhur me Platonin (kushëriri i nënës së tij) dhe një ndjekës i hershëm i Sokratit. Ai ishte një nga Tridhjetë Tiranët që përmbysën demokracinë Athinase, dhe fakti që ai kishte qenë student i Sokratit mendohet të ketë shkuar kundër këtij të fundit në gjyqin e tij për pabesi në 399 pes. Kritias është i njohur më së shumti për argumentin e tij se feja u krijua nga njerëz të fortë dhe të zgjuar për të kontrolluar të tjerët. Në një poezi të gjatë, ai përshkruan një kohë të paligjshmërisë kur njerëz të arsyeshëm u përpoqën të vendosnin rregull por nuk mundën. Ata vendosën të krijonin një trillim në të cilin ekzistonin entitet të mbinatyrshme që mund të shihnin në zemrat e njerëzve dhe t'i gjykonin ato, duke dërguar ndëshkime të patreguara për ata që kundërshtonin rendin. Me kalimin e kohës, këro trillime u ritualizua si religjion, por, në të vërtetë, nuk kishte gjëra të tilla si perëndi, asnjë jetë të përtejme dhe asnjë kuptim për ritualin fetar.

Platoni do të adresonte pretendimet e shumicës së Para-Sokratikëve, plotësisht ose pjesërisht, gjatë gjithë punimeve të tij. Mendimi i Pitagorës, veçanërisht, kishte një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e teorisë së Platonit për pavdekësinë e shpirtit, jetës së përtejme dhe kujtesës si mbledhshmëri nga një jetë e kaluar. Relativizmi i Protagoras, antiteza e idealizmit të Platonit, frymëzoi dhe inkurajoi shumë nga dialogjet e tij. Në fakt mund të argumentohet se e gjithë puna e Platonit është një përgënjeshtrim i drejtpërdrejtë i Protagoras, por konceptet e të gjithë Para-Sokratikëve informojnë punën e Platonit në shkallë të ndryshme dhe, duke vepruar kështu, kontribuan në themelin nënndërtues për zhvillimin e filozofisë Perëndimore.

Hiq Reklamat
Reklama

Rreth përkthyesit

Albnor Sejdiu
Albnor is interested in art and philosophy, namely the interrelationships of these two domains with the heritage of ancient Greece.

Rreth Autorit

Joshua J. Mark
Joshua J. Mark is World History Encyclopedia's co-founder and Content Director. He was previously a professor at Marist College (NY) where he taught history, philosophy, literature, and writing. He has traveled extensively and lived in Greece and Germany.

Citoni këtë punë

Stili APA

Mark, J. J. (2020, October 15). Filozofët Para-Sokratikë [Pre-Socratic Philosophers]. (A. Sejdiu, Përkthyes). World History Encyclopedia. Marrë nga https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-19219/filozofet-para-sokratike/

Stili i Çikagos

Mark, Joshua J.. "Filozofët Para-Sokratikë." Përkthyer nga Albnor Sejdiu. World History Encyclopedia. Modifikuar për herë të fundit October 15, 2020. https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-19219/filozofet-para-sokratike/.

Stili MLA

Mark, Joshua J.. "Filozofët Para-Sokratikë." Përkthyer nga Albnor Sejdiu. World History Encyclopedia. World History Encyclopedia, 15 Oct 2020. Uebit. 18 Apr 2024.